Chelsea merr një lajm fantastik nga Juventusi

Juventusi është duke tentuar që ta nënshkruaj kontratën e re me Daniele Ruganin.

‘Zonja e Vjetër’ kishte tentuar fillimisht ta shet mbrojtësin italian, mirëpo pasi Caldara u shkëmbye me Bonuccin, ata vendosën që ta mbajnë në skuadër.

Por, Juventusi tani është duke hasur në problem për kontratën e re të Ruganit, pas largimit të Marottas.

Torinasit duhet të presin derisa Fabio Paratici t’i marr negociatat në duar edhe pse mund të rrezikohen nga Chelsea.

Skuadra londineze është ende e interesuar për Ruganin, pasi në këtë verë Sarri e ka kërkuar transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here