Ish trajneri i Interit, Frank de Boer ka zbuluar përse e bëri Mauro Icardin, kapiten të skuadrës.
“Mauro (Icardi) nuk ishte zgjedhja më e mirë e mundshme”, ka thënë fillimisht De Boer”.
“Ju nuk jeni kapiten i mirë, nëse filloni të argumentoni me fansat e juaj. Nuk kam pasur kurrë probleme me Icardin, pasi më pëlqen shumë si lojtar”.
“Ai mund të shënoj nga çdo kënd i fushës, por që lideri i vërtetë në fushë është, Samir Handanovic. Icardi ka shënuar 109 gola në 187 ndeshje dhe tregon se çfarë sulmuesi është, andaj ai është golashënuesi i më i mirë i dyfishtë në katër vitet e fundit në Serie A”, ka përfunduar trajneri holandez.