Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi nuk ka hequr dorë nga ylli i PSG, Adrien Rabiot.
Gjatë ditës së djeshme mediat fraceze raportuan se Rabiot edhe njëherë e ka refuzuar rinovimin e kontratës me Parizienët.
Francezi në fund të sezonit do të jetë lojtarë i lirë, ndërsa lista e skuadrave që e dëshirojnë francezin në rradhët e tyre vetëm po shtohet.
Barcelona dhe Manchester City shihen si favorite për shërbimet e tij, ndërsa Tuttsport shkruan se Juventusi nuk ka hequr dorë nga Rabiot dhe se do të bëjë çmos për ta transferuar atë në Torino.