Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, përsëri ka kërkuar nga traineri i Portugalisë mos ta ftojë atë në duelet e Ligës së Kombeve.
Pasi mungoi në ndeshjet e shtatorit, Ronaldo përsëri nuk do të luaj ndaj Polonisë, Italisë dhe Skocisë.
Portugalia fillimisht do të përballet me Poloninë në Ligën e Kombeve, pastaj miqsore ndaj Skocisë dhe përsëri ndaj Polonisë dhe Italisë.
Disa nga mediat portugeze bëjnë të ditur se Ronaldo e ka marrë këtë vendim, për shkak të skandalit të fundit dhe dëshiron që të qëndrojë larg publikut.