‘Stërvitja speciale’ e Daniele Ruganit

Daniele Rugani ka përfituar nga pushimi 1-javor i Serisë A, për t’u relaksuar në plazh me të fejuarën e tij, Michela Persico.

Qendërmbrojtësi është shfaqur mjaft i lumtur në këto pushime dimërore dhe madje ka postuar shpesh foto duke mbajtur mbi shpinë e në krahë, Michelën, gjest që me nota humori është përshkruar si tentativë për të mbajtur formën sportive.

Rugani dhe Persico janë në lidhje prej thuajse një viti, ndërsa të dy shprehen mjaft të lumtur në krah të njëri-tjetrit dhe kalojnë shumë kohë bashkë.

Michela Persico është një vajzë 25-vjeçare nga Bergamo, që fillimet e veta i ka pasur në fushën e modës, por që aktualisht punon si gazetare sportive në Sportmediaset. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjen si opinioniste sportive në emicionin ‘Queli che il Calcio’,Rai 2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here