Bayern Munichu është nikoqir i Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e xhiros së shtatë në Bundesliga.
Kampioni gjerman do të përpiqet të arkëtojë pikë të plota në Allianz Arena, në mënyrë që të rikthejë kreun e tabelës.
Në gjashtë ndeshjet e mëparshme, bavarezët kanë fituar katër herë, kanë barazuar një herë dhe një sfidë e kanë humbur.
Kështu, me 13 pikë të grumbulluara, ekipi i Niko Kovacit mban vendin e tretë në tabelë, prapa Borussia Dortmundit dhe Werder Bremenit që kanë nga një pikë më shumë.
Nga ana tjetër, Monchengladbachu i Dieter Hecking është në vend të pestë në tabelë me 11 pikë të arkëtuara, nga tri fitore, dy barazime dhe një humbje.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Sule, Hummels, Thiago, Lewandowski, Robben, James, Goretzka, Muller, Alaba, Kimmich.
Formacioni startues i Borussia Monchengladbachut: Sommer, Lang, Kramer, Hazard, Stindl, Plea, Wendt, Hoffman, Ginter, Elvedi, Neuhaus.