Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka shpërthyer në të shara pas fitores së skuadrës së tij me rikthim të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj Newcastle Unitedit.
Përkundër fitores, Mourinho – tashmë nën presion të madh – u shfryu zemërimin rrugës për në tunel pas fishkëllimës së fundit në “Old Trafford”,/
Mediat britanike sugjerojnë se portugezi tha “fodas filhos de puta” në gjuhën portugez.
Në shqip, fjalët e tij përkthehen si në vijim: “Pirdhuni, bij bushtrash”.
Unitedi renditen në pozitën e tetë në Premierligë momentalisht, ndërsa fitorja e së shtunës në “Old Trafford” ishte e para që prej muajit gusht.