STATISTIKAT/ 20-vjeçari Kutrone, më mirë se Messi dhe Ronaldo

Kavilja vazhdon ta shqetësojë dhe me shumë gjasa, sot Patrik Kutrone do ta nisë nga stoli ndeshjen kundër Kievos.

Djaloshi mund të ngushëllohet nga komplimentet pas dopietës në Ligën e Europës, me statistikat që janë të gjitha në favor të tij.

21 gola në 52 ndeshje bëjnë që 20-vjeçari të ketë një mesatare prej 0.4 golash për sfidë e jo të gjitha të nisura nga minuta e parë. Siç raporton “Tuttosport”, vetëm Alesandre Pato ka bërë më mirë me fanellën kuqezi në moshën e Kutrones, me 21 gola në 48 takime. Patriku nuk duhet të mërzitet, sepse lista pas tij është e gjatë  e plot me emra të njohur, si Sheveçenko, Mesi, Ibra e madje edhe Kristiano Ronaldo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here