Real Madridi nuk po luan ashtu si dëshirojnë tifozët dhe kryesia, ndërsa shumica nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Karim Benzema dhe janë shtuar zërat se francezi së shpejti do të largohet nga Santiago Bernabeo.
Perez dëshiron Harry Kane në krye të sulmit dhe nga shitja e Benzema do të përfitojë para të mira.
Benzema për disa sezone nuk është në nivelin e duhur dhe mund të transferohet në Kinë.
Don Balon, shkruan se për Benzeman klubet kineze janë të gatshme të ofrojnë 50 milionë euro dhe një ofertë e tillë është e pranueshme nga Perez.