Sulmuesi i Tottenhamit dhe Anglisë, Harry Kane, duhet se nuk është i gatshëm ta braktisë skuadrën e tij për Real Madridin.
Kane mund të mos ketë shënuar asnjërin nga tri golat e fitores së Anglisë ndaj Spanjës, por ai pati ndikim të madh në sulmin e anglezëve dhe vazhdon të konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në botë, një sulmues i kalibrit që Real Madridi do të dëshironte ta kishte në skuadër.
Megjithatë, anglezi nuk po mendon për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, të paktën jo momentalisht.
“Më vjen keq, por jo sot”, ishte përgjigja e Kane kur u pyet nga Marca nëse do të dëshironte t’i bashkohej Real Madridit.
Sulmuesi i Tottenhamit ishte duke dalë nga stadiumi kur u pyet, dhe nuk deshi ta diskutojë të ardhmen.