Neymar drejt Camp Nou: Lojtarët e Barcelonës e mirëpresin rikthimin e brazilianit

Të martë u përhap lajmi se Neymar kërkon rikthimin në Spanjë me Barcelonën që mbetet opsioni kryesor, por edhe me Real Madridin që ka filluar të gjurmojë.

Mediat  shkruajnë se lojtarët kryesore të Barcelonës e kanë siguruar presidentin Josep Maria Bartomeu se do të ishin të lumtur që të mirëpresin Neymarin nëse kthehet.

Bartomeu është inkurajuar tani dhe kërkon ta sfidojë homologun e tij te Real Madridi, Florentino Perezin, mbi nënshkrimin e yllit të PSG-së.

Në të vërtetë, ka pretendime se Barca mund ta kthejë brazilianin para vitit 2020 për më pak se 200 milionë euro.

PSG nënshkroi me Neymarin para 18 muajsh për  shifrën që mbetet rekord prej 222 milionë euro.

RAC1 shkruan se Bartomeu u ka kërkuar lojtarëve kryesorë mendim për rikthimin e Neymarit dhe reagimet kanë qenë pozitive.

Neymar ka kaluar shumë mirë me ish-shokët e skuadra dhe ende mban kontakte me lojtarët si Leo Messi, Luis Suarez dhe Gerard Pique.

Lidhjet janë forcuar më shumë kur në klub kanë ardhur brazilianëve dhe miqtë të tij si Philippe Coutinho , Arthur dhe Malcom.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here