Sulmuesi i Leicester City po përflitet si zëvëndësimi i Coutinhos tek Liverpool dhe i Alexis Sanchez tek Arsenal.
Por nëse Liverpool dhe Arsenal duan që ta marrin yllin e Leicester City ata duhet të bëjnë gati oferta të majme për Riyad Mahrez, ku Robbie Savage tha se Mahrez vlenë 75 milionë funta.
Si Liverpool ashtu dhe Arsenal po e shohin përfaqësuesin e kombëtares algjeriane si një lojtarë me ndikim të madh por deklarata e Savage për çmimin e lojtarit i ndryshoi pak rrethanat.
Robbie Savage deklaroi se nëse Virgil Van Dijk që është mbrojtës vlenë 75 milionë funta atëherë ky çmim nuk është i tepruar as për Mahrez.