Barcelona konfirmon: Nuk do të transferojmë lojtarë në janar

Kampionët aktual të Spanjës, Barcelona nuk po planifikon transferimin e ndonjë lojtari për merkaton e janarit.

Edhe pse mediat vazhdojnë të spekulojnë se Blaugranët do të bëjnë transferim në janar, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, kategorikisht ka mohuar transferimin e ndonjë lojtari.

“Në skuadrën e parë kemi disa mungesa, por nuk do të bëjmë transferime në janar, vetëm në rast se Valverde do të kërkojë ndonjë lojtarë. Nuk planifikojmë përforcime të reja për merkaton e janarit”, ka deklaruar Bartomeu.

Barcelona edhe pse ka vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit, ajo gjendet në kreun e tabelës në La Liga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here