Arsenal për shopping te Ajax: Emery dëshiron mbrojtësin e holandezëve

Arsenali pas staritit të dobët tani ka hyrë në një formë të shkëlqyeshme.

Topçinjtë kanë regjistruar 10-të fitore rradhazi në të gjitha kompeticionet, mirëpo traineri Emery nuk është i kënaqur  me lojtarët që ka në dispozicion.

Është e qartë se Arsenali ka nevojë për përforcime në mbrojtje dhe mbrojtësi i majtë i Ajaxit, Nicolas Tagliafico, është në shënjestrën e Emery.

Tagliafico po luan shkëlqyeshëm me Ajax dhe sipas Emery, argjentinasi do të përshtatej mjaftë mirë te Arsenali.

Megjithatë Tagliafico nuk do të jetë një opsion i lirë, pasiqë çmimi i tij në treg është 20 milionë paund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here