NDODH EDHE KJO: Tablete në tualetet e stadiumit në Spanjë – arsyeja qesharake

Një ide gjeniale marketingu na vjen nga Spanja…më saktë nga stadiumi i Leganes, Estadio Municipal Butarque.

Kompania Swiss Invent Iberica ka zhvilluar një sistem të ri reklamimi, ku sponsorët dhe investitorët do jenë në gjendje të reklamojnë produktet e tyre në tualetet e stadiumit, nëpërmjet disa tabletëve.

Sigurisht tingëllon shumë për të qeshur, por sipas një studimi të bërë nga kompania, ka një arsye se përse është zgjedhur pikërisht ky ambient.

Sipas këtij hulumtimi, e gjitha ka të bëjë me vëmendjen. Askund tjetër në një stadium, përveç se në tualet, një tifozë nuk mund të absorbojë plotësisht vëmendjen.

Reklamat e vendosura në hapësirat e ndryshme të stadiumit, merren si të mirëqena që janë aty dhe në pjesën më të madhe të tyre nuk shihen nga tifozët.

Për më tepër as nuk informojnë blerësit, nisur nga kjo Spanja na prezantoi një risi që mbetet për t’u parë sa efektive do të jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here