Zbulohet përforcimi i parë i Wengerit te Milani

E përditshmja franceze, France Football, mbrëm lansoi një lajm bombastik, duke bërë të ditur se Arsene Wenger do ta marrë drejtimin e Milanit.

Sipas burimeve të France Football, Wenger ka pasur një takim me pronarin e Milanit, Gordon Singer. Ky i fundit e konsideron francezin si zgjidhjen ideale për stolin e Rosonerëve.

Sipas informacioneve Wenger ka arritur marrëveshjen me Rosonerët dhe nga janari do të ulet në stolin e Milanit.

Spekulimet sot kanë shkuar një hap më tej, duke bërë të ditur se përforcimi i parë i Wengerit te Milani do të jetë, Aaron Ramsey.

Uellsiani është në prag të largimit nga Emirates dhe Wenger e ka bindur atë që ti bashkohet te Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here