Jo vetëm Paqueta, Milani transferon dy yje të tjerë në merkaton e janarit

Milan nuk ka ndërmend të ndalet te Paqueta. Klubi kuqezi po punon për të rritur nivelin e organikës që ka në dispozicion trajneri Gattuso në merkaton e janarit.

Drejtori teknik, Leonardo, po shikon përreth për të gjetur lojtarët e duhur për repartin e mesfushës.

Sipas Tuttosport, objektivi i madhe që drejtuesi brazilian po kërkon të marrë, edhe falë ndihmës së administarotit të ri të deleguar, Ivan Gazidis, është Aaron Ramsey. Kontrata e mesfushorit uellsian me Arsebal skadon në qershor dhe ai mund të merret me kosto zero në fundin e sezonit.

Problemi është se Leonardo synon ta përforcojë ekipin që në janar dhe për këtë arsye ka kthyer vëmendjen te ish-mesfushori i Romas, aktualisht te Zenit-i, Leandro Paredes. Klubi rus vazhdon të kërkojë mbi 30 milionë euro, por drejtuesi kuqezi shpreson të arrijë një marrëveshje për pagesa me këste.

Nga ana e tij, Paredes do të kthehej me vrap në Itali dhe i ka kërkuar menaxherëve të gjejnë një zgjidhje. Operacioni është i realizueshëm, por lojtari kërkohet edhe nga disa klube të tjerë. Për këtë arsye Milan është vënë në lëvizje që tani për të “djegur” konkurrencën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here