JO VETËM NË FUSHË: Juventus dhe Milan duelojnë edhe në merkato, dy yje në shënjestrën e gjigantëve italian

Milan-Juventus nuk do të përballen vetëm në fushë, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në San Siro.

Rosonerët dhe Biankonerët do të garojnë edhe në merkaton e janarit, raporton Tuttosport.

Sipas Tuttosport, Milani dhe Juventusi janë të interesuara për Rabiot dhe Ramsey.

Ramsey do të largohet nga Emirates në fund të sezonit, ndërsa Rabiot ende nuk ka rinovuar kontratën me PSG.

Drejtori teknik i Milanit ka marrëdhënie të mira me Rabiot dhe mund të ndikojë që francezi ti bashkohet Rosonerëve.

Mbetet ta shohim se ku do të transferohen Rabiot dhe Ramsey.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here