Manchester United po rrezikon ta humbet David de Gean si transfer të lirë.
Skuadra angleze ka kohë që i ka ofruar spanjollit kontratën e re, mirëpo ky i fundit nuk e ka vendosur ende lapsin në letër.
Kontrata aktuale e De Geas skadon në fund të këtij sezoni, andaj Manchester United është në presion të madh.
Skuadra angleze po planifikon që t’i ofroj edhe një herë kontratë të re spanjollit, por nëse sërish ndodh refuzimi, atëherë ata do ta shesin atë në janar, pasi nuk duan ta humbasin me parametra zero.