Radamel Falcao transferohet në La Liga?

Falcao në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë nga banka rezervë, për të dështuar të shënonte nga penalltia në minutën e 83’, duke i mundësuar Atleticos fitore 2:0 ndaj Monacos.

Reprezentuesi i Kolumbisë ka shënuar 70 gola në 91 paraqitje për Atletico Madridin për dy sezone, sa ishte pjesë e kësaj skuadre.

“Nuk e dimë kurrë të ardhmen”, është përgjigjur Falcao në pyetjen për një rikthim të mundshëm te Atletico.

“Natyrisht se Atletico Madrid gjithmonë do të mbetet në zemrën time, nuk e di, ndoshta sapo të përfundoj kontratën me Monacon, nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka vazhduar 32 vjeçari.

Falcao te Atletico Madrid ka pasur vitet më të mira të karrierës, dhe forma e tij në Madrid ishte larg asaj që përjetoi në Premierligë te Chelsea dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here