Chelsea kërkon Dzekon!

Ish sulmuesi i Manchester City tani lojtar i Romës duket se ka hyrë në radarët e skuadrës londineze të Chelseas, raporton Mediaset Premium.

“Blutë” e Londrës janë gjithashtu në bisedime me Romën për mbrojtësin Emerson dhe gjatë bisedimeve kanë pyetur edhe për boshnjakun i cili sezonin e kaluar shënoi plot 29 gola në Seria A.

Interesimi i shtuar i Chelseas vjen pasi që sulmuesi i tyre kryesor Alvaro Morata po kalon një formë shumë të dobët duke mos i ndihmuar aspak skuadrës në momentet e duhura.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here