E PABESUESHME: Dembele paguan shokun e tij 15.000 euro në muaj për të luajtur Sony Playstation

Osmane Dembele vazhdon të jetë lojtari i Barcelona-s që pushton faqet e para të portaleve. 

Siç raporton Radio Marca, sulmuesi i jep një rrogë mujore 15.000 euro shokut të ngushtë Moustapha Diatta.

Dhe çfarë duhet të bëjë ai për këtë shumë? Të luajë Play Station me Dembele dhe ta mbajë afër.

Por Diatta nuk është i vetmi, thuhet se Dembele paguan edhe një mik tjetër për shërbime të njëjta.

Dembele dhe Diatta njihen që të vegjël dhe Diatta e ka shoqëruar kampionin e botës edhe kur ai ishte te Borussia Dortmund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here