Me ardhjen e Beppe Marottas te Interi, shumica besojnë se ai do ta sjell atmosferën fituese nga Juventusi.
Marotta është i njohur për specialitetin e tij (të transferojë lojtarë të mirë me kosto të ulët) dhe tani ka piketuar Aaron Ramsey si përforcimin e mundshëm në Meazza.
Ramsey do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit si lojtarë i lirë, ndërsa mediat raportojnë se Marotta ka filluar kontaktet me agjentin e uellsianit.
Interi është i gatshëm ti ofrojë kontratë 4-vjeçare, ndërsa Ramsey pritet të përfitojë 6 milionë euro në sezon.
Luciano Spalletti e konsideron atë si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.