Një shi sendesh të hedhura në fushë në Betis-Eibar! Tifozët protestojnë? Jo, asgjë për t’u shqetësuar, sepse gjithçka ishte për një iniciativë të bukur të klubit nga Sevilja.
Sendet e hedhura ishin lodra, kafshë të mbushura, të gjitha dhuratë për personat dhe sidomos fëmijët me më pak mundësi financiare për të pasur festa të bukura.
Betis u kishte bërë thirrje tifozëve që të shkonin në Benito Villamarín me një pelush për të dhënë kontributin e vet në këtë aksion dhe tifozët bardhegjelbër, edhe një herë, nuk zhgënjyen, duke “përmbytur” fushën pas fishkëllimës për fundin e pjesës së parë.
?? It's not football. #ItsLaLiga. ??@RealBetis_en fans got into the Christmas spirit throwing cuddly toys onto the pitch during half-time at the Benito Villamarin! #RealBetisEibar. pic.twitter.com/s5HTPGuZNK
— LaLiga (@LaLigaEN) December 22, 2018
HERMOSO GESTO ??
En el entretiempo del partido ante Eibar, los hinchas del Betis tiraron peluches al campo de juego para que los niños más necesitados no se queden sin su regalo de navidad. Ejemplar.pic.twitter.com/NHtBjhnYSt— Todo Gol (@TodoGol2018) December 22, 2018