Ronaldo e ftoi Messin në Itali, ndërsa tani argjentinasi ia kthen përgjigjen!

Lionel Messi i është përgjigjur sfidës së vendosur nga rivali i tij më i madh Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo verën e kaluar vendosi që të largohej nga Reali për tu transferuar te Juventusi në Itali.

Një muaj më parë në një pyetje nga gazetarët se a po i mungon Messi, Ronaldo ishte përgjigjur:

“Do të më pëlqente të bënte siç bëra unë, të pranonte sfidën dhe të vinte të Itali. Por nëse ndihet mirë në Katalunjë, atëherë është vendimi i tij. E respektoj shumë, pasi është një djalë i shkëlqyer, por këtu nuk më mungon aspak.”

Messi në një intervistë për Marca i është kundërpëgjigjur Ronaldos.

“A do ta pranoj sfidën e Ronaldos për të luajtur në Itali? Unë nuk kam nevojë për sfida. Luaj në skuadrën më të mirë në botë. Këtu vendos sfida të reja çdo vit. Nuk kam nevoj që ti ndërroj klubet për të vendosur sfida të reja”, është përgjigjur Messi.

Më pas Messi foli për rivalitetin me Ronaldon.

“Rivaliteti ynë ishte sportiv, ndërsa shikuesit gjithmonë kënaqeshin duke na shikuar.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here