Milan, Inter apo Juventus: Ramsey vendos se ku do të transferohet

Aaron Ramsey thuhet se preferon të transferohet te kampioni i Serie A, Juventusi.

Ramsey është jashtë kontratës në fund të sezonit 2018/19 dhe pritet të largohet nga Emirates Stadium.

Kjo pasi Topçinjtë kanë tërhequr ofertën e tyre për një rinovim me lojtarin pasi nuk kanë arritur ujdi në kushtet e prezantuara.

Shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas transferimin të Ramsey, pasi do të mund të kalonte në janar për një çmim të ulët ose në verë i lojtar i lirë.

Paris Saint-Germain dhe Juventusi po udhëheqin ndjekjen për të nënshkruar me reprezentuesin e Uellsit.

Megjithatë, ylli uellsian besohet se favorizon një lëvizje në Torino te kampioni italian.

Sipas mediumit italian Calciomercato, mesfushori i Arsenalit  do të preferonte një transferim te Juventusi këtë verë.

Përveç Juventusin dhe PSG-së edhe Bayern Munichu dhe Chelsea janë lidhur me një transferim të Ramseyt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here