Virgin Van Dijk është përforcimi më i qëlluar në historinë e Liverpoolit.
Van Dijk posedon mjaftë kualitete të një kapiteni dhe njëra nga ato është që tu dalë në mbrojtje shokëve të skuadrës.
Pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen e mbrëmshme mes Liverpoolit dhe Arsenalit, Sokratis sulmoi Salah rreth penalltisë të cilën greku e shkaktoi, ndërsa egjiptiani ishte i saktë nga pika e bardhë.
Sokratis nuk pajtohej me faktin se gjyqtari akordoi penallti dhe sipas tij Salah kishte simuluar, mirëpo Van Dijk menjëherë i doli në mbrojtje egjiptianit.
Një kapiten i vëretë!