Liverpool me përforcime të reja pas humbjes së djeshme, 40 milionë euro 22-vjeçarin!

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner për një kohë të gjatë është i lidhur me një transferim në Premier League.

Pas shitjes së Solankes për 22 milionë euro te Bournemouth, Jurgen Klopp dëshiron transferimin e Werner në Anfield.

Werner ka shënuar 11 gola këtë sezon në Bundesligë dhe është golashënuesi i dytë më i mirë.

Sipas së përditshmes angleze Metro, Liverpooli ka gati ofertën prej 40 miliona eurove.

Nga ana tjetër e përditshmja gjermane Bild, ka bërë të ditur se Werner është i gatshëm për ta bërë hapin e ardhshëm në karrierë, duke aluduar në largimin e tij nga RB Leipzig.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here