Kaos në Stamford Bridge: Morata thotë ‘PO’, Chelsea në bisedime me Juventus

Te Chelsea nuk po gjejnë qetësinë në këtë merkato të janarit.

Nuk kanë kaluar katër ditë nga marrëveshje me Christian Pulisic, ndërsa tani në qendër të vëmendjes është rikthyer Alvaro Morata.

Sipas mediave spanjolle, Alvaro Morata është me një këmbë në Sevilla. Spanjolli thuhet të ketë arritur marrëveshje me klubin andaluzian.

Nga ana tjetër gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio bën të ditur se Chelsea dhe Juventusi do të zhvillojnë bisedime ditëve në vijim.

Blutë e Londrës dëshirojnë transferimin e Gonzalo Higuain në Stamford Bridge, ndërsa Milani do të lirohej nga paga e lartë e argjentinasit, i cili nuk ka arritur të ambientohet në San Siro.

Te Chelsea janë të gatshëm për ta përfshirë edhe Alvaro Moratan dhe kështu spanjolli mund të rikthehet në Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here