Cagliari i vendos çmimin Barellas – Pritet reagimi i gjigantëve

Sipas raportimeve të Corriere della Sera, Cagliari i ka vendosur çmimin yllit të saj, Nicolo Barella.

Barella është njëri nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe interesim për të kanë shfaqur gjigantët italian dhe Chelsea.

Sipas Corriere della Sera, Cagliari për lirimin e Barellas do të kërkojë 50 milionë euro.

Chelsea thuhet të ketë bërë gati një ofertë prej 40 miliona eurove për 21 vjeçarin.

Megjithatë Barella mund të vendos që të mbetet në Itali, duke u transferuar te Interi ose Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here