Zbulohen prapaskenat: Abramovich mund të ishte president i Arsenalit

Kërkoj një skuadër londineze. Kjo ka qënë pak a shumë motoja e presidentit aktual të Chelsea-t, Roman Abramovich, derisa në fund manjati rus vendosi të blinte ekipin e bluve të Londrës.

Ardhja e Abramovich solli një ndryshim të madh në Premier League, transferime të bujshme, por edhe shumë të kushtueshme, gjë që ndryshoi tërësisht klubin londinez, e shndërroi atë në një prej skuadrave më të forta europiane. Por fati mund ta kish drejtuar manjatin rus tek një tjetër skuadër. Shtëpia e oligarkut mund të ishte Arsenali.

Në vitin 2003, Abramovich kishte shfaqur interes për të blerë Arsenalin. Edhe pse “Topçinjtë” e Londrës nuk ishin në shitje, dëshira e tij ishte e madhe për të marrë në pronësi këtë klub. Diçka e realizueshme nëse manjati rus do të kishte ofruar një shumë të konsiderueshme.

Por jo vetëm Arsenali. Tottenhemi gjithashtu ka qenë prioritet i presidentit të chelsea-t. Kjo marrëveshje nuk u arrit, pasi mendohej se ardhja e nje rusi në zonën e Spursa-ve nuk do të shihej me sy të mirë nga tifozët e skuadrës.

Gjithsesi, nën drejtimin e tij Chelsea ka arritur të fitojë pesë herë titullin kampion në Pemier League. Gjithashtu Champions League dhe Europa League. Abramovich njihet fare mirë si njeriu që nuk është kursyer aspak për të shpenzuar në merkato dhe falë këtyre parave blutë e Londrës kanë arritur të sigurojnë trofe të shumtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here