Interi është pranë marrëveshjes për transferimin e portierit brazilian Brazao, raporton Calciomercato.
Mbrëmë në Milano është zhvilluar një takim për finalizimin e marrëveshjes. Pierro Ausilio është takuar me përfaqësuesit e brazilianit.
Interi pritet që ta huazojë Brazaon te Chievo deri në fund të sezonit, pasiqë Neroaxurët nuk kanë të drejtë të regjistrojnë futbollist me pasaportë jashtë EU-s.
Pas përfundimit të sezonit pritet që të largohet Miranda dhe në këtë mënyrë Brazao të zërë vendin e Handanovic.