VIDEO: Willan me një kryevepër, Chelsea mposht Newcastle në Stamford Bridge

Chelsea ka mposhtur Newcastle me rezultatin e ngushtë 2-1 duke u rikthyer te fitorja pas barazimit zhgënjyes me Southampton një javë më parë. 

Të besuarit e Maurizio Sarri-t kanë vuajtur ndaj Newcastle që ishte solid në prapavijë duke ua vështirësuar goxha punën Bluve të Londrës.

Eden Hazard, me asistin e tij në goli e dytë, është i vetmi lojtar bashkë me Lionel Messi-n që ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 10 asiste këtë sezon.

Me këtë fitore Chelsea mbetet në vend të katërt duke u shkëputur edhe tre pikë të tjera nga Arsenal i vendit të pestë në luftën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë Jorginho pas kësaj sfide, ka regjistruar më tepër se 2,000 pasime në Premier League, por akoma nuk ka bërë një asist.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here