Monako nuk ndalet në merkato, pas Fabregasit transferon një tjetër futbollist të Çelsit

Pas mesfushorit Fabregas, skuadra franceze e Monakos ka arritur akordin me një tjetër futbollist të Çelsit. Bëhet fjalë për sulmuesin belg, Miçi Batshuai.

25-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Tieri Henri në formë huazimi, teksa kreu mbrëmjen e djeshme testet mjekësore me klubin francez.

 

Sulmuesi në pjesën e parë të sezonit ishte i huazuar te Valenca, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Dortmundit. Kartonin e belgut e posedon skuadra e Çelsit dhe Monako nuk ka të drejtë ta blejë atë, edhe në rast se 25 vjeçari arrin të shkëlqejë me skuadrën nga “principata”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here