Trent Alexander-Arnold do të mungojë të paktën katër javë si pasojë e një lëndimi në gju.
Alexander-Arnold pësoi një dëmtim në gju gjatë fitores ndaj Brighton të shtunën dhe tani do të mungojë katër javë.
Anglezi pritet të mungojë në katër ndeshjet e radhës së të kuqve në Premier Ligë, por do të rikthehet për t’u përballur me Bayern Munich në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve në muajin shkurt.
Alexander-Arnold është bërë ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë në Premierligë në vitin e fundit dhe mungesa e tij do të jetë një problem i madh për Liverpoolin që këtë sezon kërkon titullin.