Tottenham Hotspur ka marrë një fitore shumë të vështirë sot kundër Fulham me rezultatin 1-2 në “Craven Cottage”.
Të parët në avantazh kaluan vendasit me autogolin e sulmuesit Fernando Llorente në minutën e 17′.
Tottenham zgjohet nga gjumi në minutën e 51′, pasi Dele Alli barazon rezultatin.
Përmbysja vjen në sekondat e fundit të ndeshjes, ku Harry Winks shënon një gol me kokë.
Pas kësaj fitoreje Tottenham renditet në vendin e 3 me 51 pikë, ndërsa Fulham në vendin e 19 me 14 pikë.