Ende ka shpresë, por lajmi i keq nuk është shumë larg.
Emiliano Sala mbrëmë u nis drejt Cardiffit për të firmosur kontratën, me avion privat por aeroplani i tij nuk arriti në destinacionin e duhur.
Të gjithë janë të frikësuar se mos ndoshta aeroplani i tij ka rënë në La Manche, ndërsa policia ka publikuar një raport të ri.
“Deri më tani janë kontrolluar 2560 km2, mirëpo ende nuk ka asnjë gjurmë. Pesë helikoptera dhe 2 barka për shpëtim janë angazhuar në kërkimin e avionit. Hetimi vazhdon”, shkruan në raportin e fundit të policisë.