Gonzalo Higuain ka marrë rrugën për në Londër në mënyrë që të kompletojë transferimin në Chelsea.
Sulmuesi argjentinas është larguar nga Milan – ku ishte i huazuar nga vera e vitit të kaluar – në mënyrë që të fillojë një aventurë të re në Premierligë.
Gianluca di Marzio ka publikuar fotografinë e Higuainit duke u nisur nga aeroporti i Milanos për në Londër.
Sulmuesi pronë e Juventusit sot pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore me “Blues” para nënshkrimit të kontratës së huazimit deri në fund të sezonit me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër.