Steven Bergwijn është njëri nga lojtarët që ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij dhe shumë gjigantë Europian kanë shfaqur interesim për holandezin.
Së fundmi në garë për Bergwijn është futur edhe Manchester United. Djajtë e Kuq ia kanë bërë të ditur interesimin për Bergwijn PSV-s.
Interesim për Bergwijn kanë shfaqur Milani, Liverpooli, Bayerni i Munichut, por duket se United është klubi më konkret për momentin.