Një gol i bukur i Messit dhe tre pikë të reja për Barcelonën ndaj Gironës (VIDEO)

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Girona-s jashtë fushe.

Kjo ishte ndeshja e 32-të radhazi që skuadra e Valverde-s gjen golin jashtë fushe, duke barazuar kështu rekordin e vendosur nga ekipi i sezonit 2012/13.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për katalanasit, të cilët sidomos gjatë pjesës së parë dukeshin si të përgjumur.

Loja e Barça-s u përmirësua pas pushimit kjo edhe për shkak të kartonit të kuq të një prej lojtarëve vendas.

Ishte Semedo ai që kaloi miqtë në avantazh, ndërsa Messi dyfishoi rezultatin me një gol fantastik në mesin e pjesës së dytë.

Me këtë fitore Barcelona ndodhet në kuotën e 49 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Atletico Madrid.

Me golin e shënuar në stadiumin Montilivi, Messi tashmë ka shënuar në 36 nga 42 stadiumet e luajtur në La Liga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here