Disa ditë më parë, holandezja Voetball International ka raportuar mbi interesin e Bayern Munich dhe Manchester United për talentin e PSV Eindhoven Steven Bergwijn.
Tashmë është anglezja Mirror që konfirmon kontaket e United me klubin holandez, duke i kërkuar ta përditësojë për çdo gjë që do të ndodhë deri në fund të merkatos së janarit.
Përveç United, edhe Liverpool me Inter kanë shfaqur interes për 21-vjeçarin, madje disa muaj më përpara.
Tani edhe Bayern kërkon lojtarin, pasi e sheh si pasardhësin ideal të bashkëkombësit të tij Arjen Robben.
Te PSV, Bergwijn ka zhvilluar 17 ndeshje në Eredivisie duke shënuar nëntë gola.