![1. FSV Mainz 05 v Borussia Dortmund - Bundesliga](https://albasport.al/wp-content/uploads/2019/02/jadon-sancho-marco-reus_drtoz7rfznpr1awrud0i29f0h-696x469.jpg)
Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e talentit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Mediat angleze raportojnë se klubi nga Old Trafford kërkon blerjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
18 vjeçari ka shkëlqyer në Dortmund pas largimit nga Manchester City më 2017.
Dortmund e vlerëson Sanchon në 103 milionë euro.
Por, dëshira e madhe e United për ta rikthyer dominimin në Premierligë mund t’i detyrojë ta paguajnë shifrën e kërkuar.