Lojtarët e Chelsea kundër Sarrit: Po na mbyt me stërvitje

Lojtarët e Chelseas thuhet se janë të irrituar me programin intensiv të trajnimit të Maurizio Sarri, ndërsa italiani u kritikua edhe nga tifozët për lojën e ekipit.

Sipas mediumit Evening Standard, Sarri bën stërvitje ekipore te Chelsea në mëngjes dhe në mbrëmje.

Kjo thuhet se ka ndikuar edhe në humbjen 4-0 ndaj Bournemouth të mërkurën mbrëma, e cila është një nga më të rëndat në epokën e Roman Abramovich.

Stërvitjet intensive dhe të rënda kanë bërë që futbollistët e klubit blu të irritohen me trajnerin italian.

Megjithatë, gazeta shkruan se përkundër skuadrës që i bën frustrimet e tyre të qarta në më shumë se një rast, ish-trajneri i Napolit nuk po reagon.

Për më tepër, 58-vjeçari do të ishte fajtor për “injorimin e plotë të ankesave” dhe jo duke shfrytëzuar mjaftueshëm skuadrën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here