Barcelona ka siguruar transferimin e parë për merkaton e verës?

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në fund të sezonit.

Sipas “Mundo Deportivo” lojtarë i ri i Barcelonës do të jetë 21-vjeçari Arthur Melo, i cili për disa muaj ka qenë i lidhur me Barcelonën.

Futbollisti i ri me paraqitjet e tij ka rënë në sy te shumë skaut europian. Interesimi për të është shumë i madh, por duket se Barcelona ka arritur akord me brazilianin.

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se bisedimet janë drejt fundit dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla, Arthur Melo nga sezoni i ardhshëm do të luajë te Barcelona.

Katalanasit për shërbimet e Melo do të paguajnë 25 miliona euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here