Panuçi sytë nga Italia për mbrojtjen, në vëzhgim futbollisti i Veronës

Kristian Panuçi ka filluar punën për të ndërtuar një kombëtare të re. Tekniku i përfaqësueses sonë ka një tjetër alternativë në mbrojtje. Ai është 19-vjeç dhe luan për Helas Veronën. Marash Kumbulla, është aktivizuar në Kupë dhe në kampionat me skuadrën e tij si qendërmbrojtës. 

Duke qenë  se ditën e sotme ai feston ditëlindjen, “Calciohellas.it” i bën një profil futbollistit. Ku ndër të tjera shton se Panuçi ka nën vëzhgim futbollstin që ka debutuar edhe me përfaqësuesen tonë U-21. Kumbulla ka rinovuar së fundmi me Veronën deri në vitin 2022. Gjithashtu, përveçse ne qendër, Kumbulla mund të përshtatet edhe në krah.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here