Milani vazhdon të punojë pa ndërprerë në përforcimin e skuadrës dhe në merkaton e janarit ishim dëshimtarë për këtë.
Rosonerët transferuan Paquetan dhe Piatek, që rezultuan dy transferime të suksesshme.
Dyshja Leonardo-Maldini vazhdon të punojë për përforcime të reja dhe së fundmi në listën e tyre kanë përfunduar edhe dy talentë të rinj.
NJË MILAN FRANCEZ- Përveç Allan Saint-Maximin, që raportohet se ka arritur marrëveshje me Milanin, Rosonerët janë duke monitoruar edhe mbrojtësin e Marseille, Boubacar Kamara dhe Florian Thauvin.
Kamara është vetëm 19 vjeç, ndërsa Thauvin(26) ka shënuar 13 gola në 24 ndeshje të luajtura.
Siç raporton calciomercato, vëzhguesit e Milanit do të jenë të pranishëm në ndeshjen mes Dijon dhe Marseille që zhvillohet sonte, për të monitoruar dyshen e mysafirëve.