Milan dhe Chelsea në garë për yllin e Everton

Richarlison de Andrade është një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës së Evertonit.

Braziliani nënshkroi verën që shkoi me ekipin e drejtuar nga Marco Silva, duke u transferuar nga Watfordi për 56 milionë euro.

21-vjecarit duket se i ka mjaftuar vetëm gjysma e sezonit për të shprehur gjithë talentin e tij dhe për të tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha të Europës.

Të parët që kanë shprehur interes për brazilianin janë spanjollët e Atletico Madridit, me Simeonen që e pëlqen shumë mesfushorin e avancuar.

Richarlison pëlqehet edhe nga Chelsea, PSG dhe Milan, ndërkohë që ai ka në kontratë që përfundon në verën e vitit 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here