Chelsea nuk heq dorë nga Coutinho, Abramovich ka gati goditjen e madhe!

Vetëm pak ditë pas përfundimit të merkatos dimërore Blutë e Londrës përgatiten për sulmin e rradhës duke rënë në gjurmët e Philippe Coutinhos.

Sipas asaj që publikojnë mediat angleze është pikërisht brazilaini i Barcelonës i përzgjedhuri për të zëvendësuar Eden Hazard, me belgun që sipas spekulimeve të fundit të merkatos këtë verë me shumë gjasë do të realizojë synimin e tij për të mbajtur veshur fanellën e Los Blancos.

Sidoqoftë kontrata aktuale e Coutinhos me klubin katalanas është e vlefshme deri në qershor të 2023, por objektivi i Chelsea-it është ta çojë atë në Stamford Bridge në fund të sezonit.

Ylli brazilian me një teknikë për tu lakmuar, kaloi në Camp Nou nga Liverpooli për shifrën e 160 milionë eurove përfshirë edhe bonuset  çka përkoi të ishte transferimi më i kushtueshëm në historinë e gjigandëve spanjollë, por deri më tani pritshmëritë ndaj tij duket sikur nuk janë përmbushur me Coutinhon që nuk ka arritur të  bindë plotësisht drejtuesit blaugrana.

Gjithsesi presidenti Josep Maria Bartomeu, në një prononcim të fundit për mediat largoi zërat e një tranferimi të Coutinhos nga Barcelona. Coutinho është basti i këtij klubi dhe ne nuk duam të humbasim asnjë prej të dyve, citohet ai.

Sidoqoftë nga ana tjetër mesfushori 26-vjeçar  nuk shihet po kaq i bindur për të ardhmen e  tij duke u shprehur se askush nuk e di se çfarë i rezervon e ardhmja, një pronocnim që lë të hapura shpresat e Chelsea-it mbi një rikthim të mundshëm të tij në Premier League. Blutë e Londrës nuk duan të largojnë fokusin nga objektivi i përzgjedhur që në pesë sezonet e tij të shpenzuara me Liverpoolin arriti majën në karrierën si futbollist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here