Chelsea vendos për të ardhmen e Sarrit, ja sa kohë ka italiani për ta shpëtuar vendin e punës

Chelsea nuk do ta shkarkojë trajnerin Maurizio Sarri, përkundër rezultateve të dobëta së fundmi.

Kjo pasi trajneri italian e ka përkrahjen e njërit prej drejtuesve të klubit londinez.

Drejtoresha Marina Granovskaia do ta përkrahë Sarrin deri në momentin kur arritja e një vend që dërgon në Champions League duket e pamundshme.

Për Chelsean kjo ka qenë një javë e vështirë, pasi u turpërua 6-0 nga Manchester City në Premier League. Për më tepër, i raportua se ekipi i parë i të kaltërve u mposht në stërvitjen e së martës edhe nga një ekip i të rinjve.

Por, e ardhmja e Sarrit do të vendoset në fushën e lojës në javët e ardhshme.

Gjatë javëve të ardhshme, Chelsea do të përballet me Malmon në Europa League, Manchester Unitedin në raundin e pestë të FA Cup, Manchester Cityn në finale të Kupës së Ligës dhe me Tottenhamin në Premier League

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here