E konfirmon Bartomeu: Barcelona është e interesuar për de Ligt

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se interesimi i tyre për Matthijs de Ligt është real.

19-vjeçari i Ajaxit është kapiten i klubit holandez pasi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira.

Ai tashmë është edhe startues i rregullt për Përfaqësuesen e Holandës duke tërhequr kështu interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, një nga ato është edhe Barcelona dhe këtë e ka konfirmuar presidenti katalunas.

“E kemi ndjekur De Ligt për disa kohë. Është e vërtetë, ai është lojtar që ne e pëlqejmë, por Barça tashmë ka lojtarë të rëndësishëm në skuadër”, ka thënë Bartomeu.

“Do t’i shikojmë më shumë gjërat në mars ose prill, për momentin nuk ka asgjë”.

Barçës gjatë verës do t’i bashkohet Jean-Clair Todibo nga Toulouse, ndërsa Jeison Murillon e kanë huazuar tashmë nga Valencias.

Besohet se vlera e kartonit të De Lig është rreth 75 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here